DYLON

Shqiptarja mahnit jurinë italiane me vokalin e saj

Shqiptarja mahnit jurinë italiane me vokalin e saj
Avatar photo Elife Sherifi

Nuk janë të pakta rastet që shqiptarët mahnisin juritë e evenimenteve kushtuar këngëve dhe talenteve të reja në të gjithë botën. Këtë herë e gjithë vëmendja iu kushtua 18 vjeçares Vanesa Krasniqit. Vanesa, ka zbritur në skenën e “Italia’s got talent” me këngën “Shallow” të Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper.

Këngë, e cila u kthye në hit në 2018, pas linçimit në filmin e përbashkët të dyshes “A Star Is Born”. 18 vjeçarja vendosi ta këndonte këngën në versionin “Chipmunk”.

Për të plotësuar zërin e Bradley-t në këngë, Vanesa kërkoi ndihmën e anëtarit të jurisë Frank Matano, i cili i dhuroi një përqafim të ngrohtë vajzës në momentin që ajo u shpreh se kishte shumë emocione.

EkoHigjiena

Fillimisht kur publiku dëgjoi zërin e saj në versionin “Chipmunk”, vazhduan të qeshnin, por të qeshurat u kthyen në duartrokitje në fundin e këngës, kur Vanesa zbuloi një tjetër dimension të zërit të saj. Juria ka mbetur pa fjalë nga performanca e saj e dytë, edhe pse versioni i parë i vajzës nuk i bindi.

Aktualisht ajo ndjek dhe studimet në Universitetin e Arteve në Itali dhe muzika është pasioni i saj. Përpos zërit, 18 vjeçarja bien në sy për stilin e flokëve me ngjyrë rozë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.