DYLON

Shqiptari që po kërkohet nga top skuadrat evropiane

Shqiptari që po kërkohet nga top skuadrat evropiane
Avatar photo Elife Sherifi

Gilberto Gega, mbrojtësi me origjinë shqiptare, që luan te të rinjtë e AEK-ut në Greqi, nga data 7 deri në 10 maj, do të provohet te skuadra e Milanit.

Gazeta greke vërteton se lojtari 17-vjeçar do të shkojë në Itali të provohet te gjigandët italianë.

Gega luan si mbrojtës qendre ose si mbrojtës i majtë dhe ka bërë shumë paraqitje të mira më të rinjtë e skuadrës së Athinës. Për të janë interesuar edhe skudara si Lioni dhe Fenerbahçe.

EkoHigjiena

Gega është i lindur në vitin 2002 dhe nga mediat greke nuk raportohet se ai është një lojtar me origjinë shqiptare.

Vet të afërmit e lojtarit, e kanë postuar në “Facebook” lajmin e madh për Gilberton, i cili është duke jetuar ëndrrën e tij.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.