DYLON

Shqiptari i fundit i vrarë në Siri është Migjen Latifi nga Kllodernica e Skenderajt

Avatar photo Redaksia

Migjen (Halil) Latifi (25), nga fshati Kllodernicë i Skenderajt, është shqiptari i fundit i vrarë në Siri, të premten, kanë treguar burime nga fshati. Sipas këtyre burimeve familja e tij tash e disa vite jeton në Skenderaj në lagjen “Saraj”.

Gjatë luftës së UÇK-së Halili vetë ka qenë i plagosur, kurse një djalë i ishte vrarë. Sipas burimeve, kushtet ekonomike të kësaj familjeje janë të dobëta pasi jetojnë nga një pension i Halilit dhe një pagë të një djali i cili punon si mirëmbajtës i fushës së futbollit të KF Drenica.

EkoHigjiena

Për vetë Migjenin kanë treguar se ka disa muaj që kishte shkuar në Siri, po nuk ishin në dijeni se a është kthyer nga atje ndërkohë, shkruan Koha Ditore, transmeton koha.net.

/fotoilustirm/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.