DYLON

Shqiptarët votuan kundër Arrogancës!

Avatar photo Redaksia

Faik KRASNIQI

(2LONLINE) – Shqiptarët votuan kundër Arrogancës: Ky ishte një nga fjalët më të përdorura pas zgjedhjeve lokale që u mbajtën në Kosovë.

EkoHigjiena

Urtësia kolektive e shqiptarëve ngrihej në qiell si një zbulim i tipit Eureka. Për diturinë e njerëzve të mi të një gjuhë e gjaku nuk kam patur asnjëherë dyshim .Ajo që nuk ma mbush mendjen është që shqiptarët janë aq të ndjeshëm ndaj arrogancës. Për qartësim arrogancë sipas fjalorit merriam-Webster: Arroganca është një qëndrim superioriteti që manifestohet në një sjellje autoritare , krenare ose në pretendime e supozime.

Atëherë në rastin e pushtetit përse do ta toleronim atë kaq gjatë?

Në një rrafsh më jetësor fenomenin e hasim përditë . E hasim te sjellja e shoferit të autobusit, te vozitja e makinave, radha e pagesës së faturave, në spitale, në polici, në auditorët e universiteteve. Pothuaj në çdo agjenci të shërbimit qeveritar dhe në një masë edhe ato private.

E hasim në media që edhe i paguajmë për t`ua dëgjuar qëndrimet arrogante.

E shohim të fqinjët që e konsiderojnë të drejtë të festojnë me muzikë të lartë deri në mëngjes herët apo që e kanë sport hedhjen e qeses së plehrave nga kati i pestë. Sa herë keni bërë rolin e tavllës së duhanit në distancë (dikush qetë qetë shkund mbetjen e cigares nga ballkoni )?

E shohim në familje në raportin mes brezave . E shohim te vetja jonë . Kemi qëndrimin se asnjë nga ato të mësipërmet nuk na përfaqëson ne.

Një shoqëri nuk është tjetër veçse tërësia e individëve që e përbëjnë. E ne kemi shumë për të bërë për individin.

Urtësia kolektive e shprehur në një rast si zgjedhjet tregon shumë. Por një reagim i vetëm nuk mjafton. Ne kemi nevojë ta heqim arrogancën nga sistemi. Nga pak, përditë duke i transformuar jetët një e nga një. Të gjithë ne mund të vlerësojmë veten dhe mund të ndryshojmë jetën tonë. Atëherë do jemi në rrugën e rilindjes atëherë do përparojmë.

Si do dukej një individ jo arrogant e për rrjedhojë një shoqëri jo e tillë?

Në këtë rast e kundërta është përulësia.

Janë nëntë karakteristika që i kam lexuar diku por që nuk e mbaj mend autorin, kështu që po i postoj nën Anonim.

1-Mos mendo me lart për veten për shkak të gjërave që duken, mbaj mend që këto gjëra i ke për të mirën e të tjerëve dhe jo për veten tënde.

2-Përulësi nuk do të thotë të kritikosh veten (por të kesh opinion realist).

3-Ushqe idenë për t’i bërë gjërat në fshehtësi dhe i kënaqur kur nuk merr lavdërime.

4- Kurrë mos ki turp për familjen, shkollën që bën.

5- Kur nënvlerësohesh nga të tjerët mos ushqe inat ndaj këtij personi.

6-Ji i kënaqur kur të tjerët dalin me sukses dhe mos e shiko se po ulesh ti.

7-Kurrë mos e krahaso veten me te tjerët nëse kjo nuk është për rritjen e tyre.

8- I përuluri sheh me admirim pikat e forta dhe me falje pikat e dobëta tek tjetri.

9- Falëndero Zotin për çdo dobësi që ke si një element përulje./2LONLINE/

(Autori është publicist dhe redaktor në gazetën e përditshme ‘’Lajm’’)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.