Shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet!

Mustafa Nano është një mediokër që nuk e ka shokun.

Jo vetëm toskët, por edhe gegët, nuk dinë të bëjnë shtet, se Sala kishte mundësi të kërkonte bashkimin dhe nuk e bëri.

Shqiptarët, si gegë dhe toskë, nuk dinë të bëjnë shtet, janë k… kandari. Këtu e kam fjalën për intelektualët shqiptarë.

Intelektualët shqiptarë nuk janë shtet formues–kanë mungesë të mendimit konceptual për shtetin, sepse janë në përgjithësi të frikësuar ose të rekrutuar nga fqinjët tanë.

Intelektualët tanë kanë tani në krah të tyre Amerikën dhe kanë frikë të kërkojnë bashkimin kombëtar. Sa erdhi Kongresmeni amerikan dhe i tha Majkos në 1999 ore ti pse nuk e kërkon Kosovën?

Ndërsa njerëzit e thjeshtë si gegë dhe toskë e duan dhe janë shtet formues, sepse e shprehin kudo dashurinë ndaj kombit shqiptar, por këta janë turma dhe nuk kanë gjë në dorë -Problemi është tek ata që kemi në krye.

Dhe ata që janë në krye tek ne, si në Shqipëri edhe në Kosovë janë deficente dhe nuk e kanë haberin fare nga politika.

Politika e politikanëve tanë është e interesuar për pushtetin e tyre, dhe as që duan t’ja dijnë për të ardhmen, apo për qëllimet afatgjata dhe afat mesme të kombit shqiptar.

Në fakt këtu ka një defekt edhe nga kombi shqiptar , gegë e toskë , se ne shqiptarët nuk dimë kë zgjedhim në krye.

Ketë e kemi defekt -Ne zgjedhim në krye ca budallenj që mezi e çojnë fjalinë deri në fund, mjafton që ata të fryhen si gjela dhe të mburren me diplomat e tyre… Pavarësisht se ata nuk dinë të bëjnë një analizë të thjeshtë fare në lidhje me fenomenet politike që ndodhin në vendin tonë , Shqipëri dhe Kosovë! /Faik KRASNIQI/

 
(Autori është publicist dhe redaktor në gazetën e përditshme ‘’Lajm’’)

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE