Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në Medvegjë, nga 10.465 qytetarë me të drejtë vote, rreth 5.000 kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, apo 50 përqind. Nga rezultatet preliminare të Komisionit Komunal Zgjedhor të Medvegjës, shqiptarët do të përbejnë çerekun, apo rreth 9 këshilltarë, tre më shumë se në mandatin e kaluar.
Rezultatet preliminare tregojnë se në zgjedhjet e 13 shtatorit në Medvegjë kanë votuar 1.181 qytetarë, raporton Titulli.com.
Për koalicionin e Partisë Demokratike të kryetarit të komunës së Bujanocit –Nagip Arifi, kanë votuar 725 qytetarë, kurse për koalicionin e Partisë për Veprim Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptar, 456 qytetarë me të drejtë vote.
Lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiq” (PPS-PSS-PUPS), ka arrit të grumbullojë 3.098 vota.
Grupi qytetarë “Për Jabllanicën e Epërme” ka grumbulluar 684 vota, kurse Partia Demokratike 191 vota.
Nëse nuk do të ketë ndryshime të mëdha deri në kumtimin e rezultateve përfundimtare, atëherë mund të thuhet se lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiq” mund të formojë e vetme qeverisjen lokale, përveç në rast se nuk vendos për përbërje multietnike.
Gjithashtu, këto rezultate preliminare tregojnë se koalicioni i PD-së së Nagip Arifit dhe grupit qytetarë do të kenë 6 ulëse në Kuvendit Komunal të Medvegjës, ndërsa koalicioni tjetër shqiptar PVD-UDSH, tre vende.