DYLON

Shqiptarët e veriut kërkojnë të hiqet barrikada

Avatar photo Redaksia

Përfaqësuesit e shqiptarëve të veriut kërkojnë nga kryeministri Isa Mustafa, që në takim e nesërm në Bruksel të kërkohet largimi urgjent dhe pa kushte i barrikada mbi urën e lumit Ibër.

Përfaqësuesit e shqiptarëve të veriut kërkojnë nga kryeministri Isa Mustafa, që në takim e nesërm në Bruksel me kryeministrin Aleksandar Vuçiq, të kërkohet largimi urgjent dhe pa kushte i barrikadës së vendosur mbi urën e lumit Ibër.
Zëvendëskryesuesi për komunitete në Kuvendin Komunal në veri të Mitrovicës, Emir Azemi, ka thënë për Veriu.info se sot është zhvilluar një konsultë urgjente në mes të përfaqësuesve të kuvendit të komunës së Mitrovicës së veriut, që vijnë nga PDK, LDK dhe AAK.

EkoHigjiena

“Tëgjithë në mënyrë unike morëm një qëndrim që delegacioni i Kosoves i udhëhequr nga kryeministri, nesër në Bruksel të kërkojë urgjentisht dhe pa kushte të largohet barikada e turpit mbi urën e lumit Ibër, e cila u vendos nga ata të cilët dinë të sabotojnë marrëveshje dhe shtyjnë serbët lokal neë veprime që janë në kundështim me vlerat evropiane dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Njëkohësisht kërkojmë që për çdo marrëveshje të ju përkujtohet përfaqësuesve ndërkombetar masakra e 4 shkurtit 2000 dhe dëbimi nga atje i shiptarëve, ku ne ishim shumicë deri në vitin 2000”, thotë Azemi për Veriu.info.

Ai në emër të përfaqësuese të popullatës, tani jo shumicë, kërkon që mos të pranohet asnjë marrëveshje me palën tjetër, e cila do të ishte në kundërshtim me interesin e vendit dhe qytetarëve të cilën ishin shumicë në veri.

“Gjithashtu kërkojmë që urgjentisht të hiqet formacioni para ushtarak “Mbrojtja Civile”, e cila po përdoret për t’i penguar shqiptarët për t’u kthyer në veri”, thekson Azemi.