DYLON

Shqiptarët e Luginës të pavendosur për zgjedhjet presidenciale të Serbisë

Shqiptarët e Luginës të pavendosur për zgjedhjet presidenciale të Serbisë
Avatar photo Redaksia

Në Serbi po zhvillohet fushata parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 2 prill të këtij viti ndërsa shqiptarët e Luginës nuk dihet se a do të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Komisioni republikan i Zgjedhjeve ka shpallur 11 kandidatë për president të Serbisë, shkruan Titulli.com.

Lista përbëhet nga koalicioni qeveritar me kandidatë Aleksandër Vuçiq, grupi qytetare “Për Serbinë pa frikë”, Vojisllav Sheshel nga partia radikale serbe, Vuk Jeremiq nga grupi qytetarë “Duhet më mirë”, Boshko Obradoviq nga lëvizja “Dver”, Sashe Radulloviq nga lëvizja “Mjaftë më”, Aleksandra Popoviq nga partia demokratike, Milan Stamanoviq, Miroslav Popoviq, Luka Maksimoviq dhe lideri i lidhjes social-demokrate të Vojvodinës Nenad Çanak.

EkoHigjiena

Partitë politike shqiptare në Luginë të Preshevës deri më tani nuk janë deklaruar për mbështetjen e ndonjërit kandidatë për president të Serbisë.

Ndërsa Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit ka thënë se deri më tani nga asnjëri kandidatë nuk ka marrë ftesë për bisedime dhe se akoma nuk është vendosur për dalje në zgjedhje.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.