DYLON

Shqiptarët e Luginës nuk po integrohen në sistemin tonë politik

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike, Ҫedomir  Jovanoviç në një intervistë për televizionin kombëtarë në Serbi “Prva” ka folur për qëllimin e koalicionit me një grupë të boshnjakeve në Sanxhak dhe për integrimin e shqiptarëve brenda sistemi politik në Serbi.

“Në listën tonë zgjedhore kemi 30 kandidatë të komunitetit boshnjak nga Sanxahku dhe ky vend ka përfaqësuesit e vet në pushtetin republikan që nga viti 2000 mirëpo nde ekziston problem i papunësisë”, deklaroi  Jovanoviç.

EkoHigjiena

Jovanoviç shtoi se boshnjakët e kanë vendin në parlamentin e Serbisë, ndërsa me shqiptarët e Luginës nuk mundë të pajtohen.

“Më vjen keq që nuk mundë të bisedojë me shqiptarët e Luginës dhe t’i integrojmë në sistemin tonë politik”, ka shtuar Jovanoviç.

Sipas tij boshnjakët e kanë vendin në parlamentin e  Serbisë dhe së bashku të punojmë për të zhvilluar vendin./Titulli.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.