DYLON

Shqiptarët e Luginës drejt Beogradit, në përkrahje të kombëtares

Avatar photo Redaksia

Rreth 100 tifozë shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të martën do të qëndrojnë në stadiumin ku do të luhet ndeshja mes dy kombëtareve, asaj serbe dhe shqiptare.

Tifozët nga komunat Preshevë e Bujanoc kanë arritur të sigurojnë biletat e nevojshme për të qenë afër lojtarëve të tyre të zemrës.

EkoHigjiena

Portali informativ Titulli.com ka mësuar se rreth 100 tifozë do të jenë prezentë në stadiumin e KF Partizanit në Beograd, ku do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur.

Preshevarët, përveç mbështetjes në Beograd, për pjesën tjetër të sportdashësve që kanë mbetur në Luginë, kanë organizuar edhe shikim të ndeshjes në ekran të madh, në stadiumin e qytetit, duke filluar nga ora 20:00.

Nga ana tjetër edhe tifozët serb, në hyrje të Preshevës, në Tasjan, do të qëndrojnë në hapësirë të hapur ku me ndihmën e video-projektorit do të përcjellin këtë ndeshje.

Futbollistët e kombëtares shqiptare kanë arritur sot në aeroportin e Beogradit, ku janë pritur nga gazetarët dhe forcat policore serbe, ndër ta edhe njësitet speciale anti-terrorizëm.

Në kampin kuqezi entuziazmi është i lartë, për arritjen e një rezultati historik përballë një kundërshtari të vështirë.

Ndeshja Serbi – Shqipëri zhvillohet të martën në orën 20:45 në stadiumin e KF Partizanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.