DYLON

Shqiptarët e Krahinës së Preshevës do të duhej të kenë vende të rezervuara për Parlament të Serbisë

Shqiptarët e Krahinës së Preshevës do të duhej të kenë vende të rezervuara për Parlament të Serbisë
Avatar photo Redaksia

SHkruan: Refik Hasani

Me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme për Parlamentin e Serbisë për datën  3 Prill.

EkoHigjiena

Subjektet politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duke përpiluar dhe renditur në një listë të vetme do të fitojnë më shumë vende në Parlament të Serbisë.

Duke garuar në një listë përbashkët, shqiptarët, do të jenë një zë i përbashkët në këtë Parlament të Serbisë, do përfaqësohen në legjislativ dhe ekzekutiv  por edhe do të investohet më shumë në infrastrukturë dhe kështu ndoshta do të mundë të ndalet pasivizimi, shpërngulja, zhvendosja dhe dëbimi për shkak të mungesës së infrastrukturës, diskriminimit të pareshtur dhe mos përfaqësimit si duhet.

Për shkak ndarjeve, përçarjeve të partive politike shqiptare në këtë rast u shpërndanë votat dhe kjo çështje do të rregullohet vetëm përmes përpilimit dhe garimit me një listë të përbashkët të shqiptarëve të kësaj krahine.

Në legjislaturën që po shkon (3) tri ulēse  nē Parlament të Serbisë kanë marrë me vota dhe ishin në koalicion me Përfaqësuesit e Krahinës së Sanxhakut, që po ashtu ishin (3) tri ulëse e që përbënin një grup parlamentar.

Është domosdoshmëri e kohës të rezervohen (6) gjashtë   ulëse në parlament dhe (4)  katēr vende do ti fitojmë me vota të drejtpërdrejta,

-Të ndryshohet  ligji  zgjedhor, që në komisione të nivelit republikan  për zgjedhje edhe shqiptarë,

-Të  ulët  pragu zgjedhor për deputetë për pakicat kombëtare dhe

-Kjo Krahinë të jetë një zonë e veçantë zgjedhore, si një  Krahinë shqiptare  me veçori të posaçme.