Shqiptarët e diskriminuar në Serbi, punësimi në institucione shtetërore i vogël

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë një kohë të gjatë integrimin në organet shtetërore të Serbisë, sipas strukturës së popullatës që jeton në këtë rajon.

Pasi shqiptarët kanë bojkotuar regjistrimin e vitit 2011, sipas regjistrimit të vitit 2002 në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë kanë jetuar gjithsej 88.966 banorë.

Prej këtij numri 57.595 apo 64.74 përqind janë shqiptarë, 24.929 apo 28.02 për qind serbë, 4.297 apo 4.83 për qind romë dhe 2.145 apo 2.41 për qind të tjerë.

Sipas shënimeve nga viti 2011, e që nuk ndryshojnë shumë as tani pas pesë viteve, nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në organet shtetërore, pa përfshirë administratat komunale dhe shkollat, shqiptarët janë të punësuar vetëm 24.25 për qind.

Numri i tyre është simbolik nëpër disa organe.

Në komunën e Medvegjës disa organe shtetërore, por edhe ato lokale, siç është Shtëpia e Shëndetit, nuk kanë asnjë shqiptarë të punësuar.

Në komunën e Bujanocit, në Shërbimin e Kadastrit nuk ka asnjë shqiptar të punësuar, ndërsa gjendja më e rëndë është në inspeksione republikane, ku kemi vetëm një shqiptar të punësuar, edhe atë në inspeksionin e punës, thotë Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë.

Nermine Aliu-Ademi nga Iniciativa Qytetare në Beograd, zyra në Bujanoc mendon se integrimi i shqiptarëve edhe pse temë shumë e përfolur, lidhur me këtë çështje është bërë shumë pakë.

“Një problem shumë i rëndësishëm është edhe mosnjohja e diplomave të Kosovës. Të rinjtë tonë që studiojnë në Kosovë me problemin e parë që ballafaqohen kur po kthehen është mosnjohja e diplomave”, thotë Aliu – Ademi.

Për më tepër, si dhe për video shih në Titulli.com

KOMENTE