/2L ONLINE/ – Forumi Rinor i AKR-së ka zgjedhur strukturat e reja të degës në një kuvend ku morën pjesë 220 delegatë si dhe përfaqësuesit e Degës së AKR-së në Kamenicë. Kryetari I AKR-së Fatmir Matoshi në fjalën përshëndetëse ka falënderuar të rinjët e Kamenicës të cilët gjithmonë kanë qenë forca kryesore e partisë.
“Që nga follimi I vitit 2013 kam punuar me të rinjët në masën më të madhe dhe ata janë pjesë e ekipit tim edhe në komunë edhe në parti, së bashku me ju po ndërtojmë ekipin e ri qeverisës të Kamenicës nga viti që vjen. AKR po dëshmohet përditë si forca më e madhe dhe më e përgjegjshme politike për ta qeverisur Kamenicën. Sot dega e Kamenicës e ka mbështetjen e plotë dhe të parezervë të Presidentit Behgjet Pacolli, të vetmit lider politik në Kosovë që nuk I merr këtij populli por I jep në vazhdimësi gjithqka nga vetja e tij. Jemi krenarë për punët që kemi bërë deri tash, por jemi të vetdijshmë se kjo nuk mjafton, andaj e duam besimin qytetarë që ne vet të jemi bartës të pushtetit komunal, nuk duam të sundojmë, kërkojmë besim për të qeverisur më mirë këtë komunë” ka thënë Kryetari i AKR-së Fatmir Matoshi.
Kuvendi ka zgjedhur për kryetar të ri juristin e diplomuar Shqiprim Spahiun. Kryetari I I ri është zotuar para delegatëve se besimin e marrë do ta kthej me punë.” Ju falënderoj për besimin që patët për mua, dhe ju premtoj se do të punoj ngushtë me secilin prej Jush, që Kamenicës t`ia kthejmë dinjitetin duke e marrë besimin qytetar për ta qeverisur atë nga vjeshta e vitit që vjen” ka thënë kryetari Shqiprim Spahiu. Kuvendi ka zgjedhur edhe katër nënkryetarët : Florim Demolli, Anduena Rexhepaj, Visar Morina dhe Jetullah Rrudhani si dhe sekretarë janë zgjedhur Erëza Matoshi, Hasime Hoti dhe Vlora Rrudhani. Kuvendi poashtu ka zgjedhur edhe kryesinë prej 15 antarësh. /2L ONLINE/