DYLON

Shqiprim Musliu në krye të LPD-së

Shqiprim Musliu në krye të LPD-së
Avatar photo Redaksia

Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) në kuvendin e saj zgjedhor ka zgjedhur për kryetar Shqiprim Musliu, djalin e ish-liderit të këtij subjekti politik në komunën e Bujanocit, Jonuz Musliu.

I sapozgjedhuri në krye të LPD-së, Shqiprim Musliu u shpreh se do të gjejë forcë dhe motiv që së bashkue me anëtarët tjerë të veprojë drejtë ashtu siç ka mësuar Jonuz Musliu, shkruan Titulli.com.

Jonuz Musliu ishte kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik që nga themelimi ndërsa pas një beteje disa mujore me sëmundje vdiq më 18 Janar në spitalin e Edrenes në Turqi dhe kuvendi komunal i komunës së Bujanocit ka mbajtur seancë komemorative .

EkoHigjiena

Pas vdekjes së tij LPD-në e ka përfaqësuar Adnan Salihu kryetar i tanishëm i kuvendit komunal të komunës së Bujanocit.

LPD është pjesë e koalicionit qeverisës në komunën e Bujanocit dhe pjesë përbërëse e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.