DYLON

Shqipëria zbret në vendin e 40 në renditjen e re të FIFA-s

Avatar photo Redaksia

Kombëtarja shqiptare humbet 3 pozicione në renditjen e re të FIFA. Kuqezinjtë e Gianni De Biasi e shohin veten në vendin e 40 këtë muaj dhe duket se ajo që ka ndikuar shumë në këtë pozicionim është humbja në tavolinë e miqësores me Luksemburgun, ndërkohë që fitorja me Maqedoninë ka bërë që të evitohet rënia e mëtejshme.

Ndërkaq, Kosova është ndër 5 përfaqësueset që kanë ngjitur më shumë shkallë në renditjen e FIFA. Skuadra e Albert Bunjakut që barazoi me Finlandën në debutimin e saj në eliminatoret e Botërorit 2018, e sheh veten në vendin e 168.

EkoHigjiena

Për sa i përket kreut të renditjes, Argjentina vazhdon të kryesojë e ndjekur nga Belgjika dhe Gjermania, ndërkohë që Kolumbia zbriti në vendin e katërt. Për sa i përket Spanjës dhe Italisë që janë në grupin tonë të kualifikuesve të Rusi 2018, ato gjenden respektivisht në vendin e 11 dhe të 13./tch/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.