DYLON

Shqipëria themelon Sindikatën e Futbollistëve

Shqipëria themelon Sindikatën e Futbollistëve
Avatar photo Elife Sherifi

Andi Lila ishte iniciatori që ka arritur të mbledh 300 nënshkrime në bashkëpunim lojtarë të njohur në futbollin shqiptar si Tefik Osmani, Ditmar Bicaj, Fatjon Sefa dhe Meglid Mihani, per të themeluar  sindikatën e futbollisteve me të drejta të plota.

Shqipëria tani e tutje do të ketë një sindikatë që do të mbrojë të drejtat e futbollistëve dhe kjo është për t’u përshëndetur.

Menjëherë pas kësaj në rrjetin social “Instagram”, Andi Lila, ka shkruajtur:

EkoHigjiena

”Sot u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Sindikatës së Futbollistëve Shqipëtar! Me besimin në Zot sot ka lind një ditë e re për futbollistët shqipëtar! Tani jemi më të bashkuar dhe zëri jonë është më i fortë dhe më i qartë!”, ka thënë Lila.