FIFA ka publikuar ranglistën e re të Kombëtareve. Kombëtarja e Shqipërisë ka përparuar për dy pozita, pasi nga pozita e 63-të është ngjitur në të 61-tën me 557 pikë të tubuara.
Kundërshtari i radhës i kuqezinjve Armenia ka rënë për pesë pozita dhe tani ndodhet plot 18 pozita më poshtë se Shqipëria.
Ndërkohë skuadrat tjera që bëjnë pjesë në Grupin e Shqipërisë si Serbia, Danimarka dhe Portugalia ndodhën më lartë se Kombëtarja shqiptare.