Shqipëria shënoi fitore të madhe kundër Armenisë, në ndeshjen e vlefshme të grupit i të kualifikimeve për Euro 2016 në futboll. Kombëtarja shqiptare pas një sfidë dramatike në pjesën e dytë, ka mposhtur Armeninë, me rezultat 2-1, në “Elbasan Arena”, takim ky i zhvilluar në kuadër të eliminatorëve të EURO 2016.
Kuqezinjtë të përkrahur fuqishëm nga tifozët shqiptare, sidomos në pjesën e dytë, bën lojë mjaft të mirë, fillimisht duke përmbysur epërsinë përmes Mërgim Mavrajt në minutën e 76-të, ndërsa hero i fitores së Shqipërisë, ishte padyshim Shkëlzen Gashi, duke shënuar golin e dytë dhe të fitores për kombëtaren tonë.
Armenia më mirë e nisi pjesën e parë, duke shënuar gol vetëm pas tre minutave lojë më anë të Mavrajt, i cili shënoi në portën e gabuar.
Pas kësaj fitore, Shqipëria ngjitet në pozitën e dytë më shtatë pikë, aq sa ka edhe Danimarka, kurse Armenia zë vendin fundit më 1 pikë.