DYLON

Shqipëria, organizatore e Kampionati Ballkanik të Pingpongut

Avatar photo Redaksia

Këtë verë në Shqipëri do të zhvillohet kampionati ballkanik në pingpong për të rritur deri në moshën 21 vjeç. Ky event I rëndësishëm I këtij sporti do të startojë në datën 30 Korrik në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, për ta ulur siparin më 3 Gusht, vetëm 5 ditë më pas.

Zyrtarizimi I marrëveshjes për organizimin e këtij turneu mes Federatës Shqiptare të Pinpongut, Unionit Ballkanin të Pingpongut, Komitetit Olimpik kombëtar Shqiptar dhe kompanisë Genuinne Effect u bë në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku u zbuluan edhe disa detaje siç është numri I vendeve pjesëmarrëse apo I lojtarëve shqiptarë që do të veshin fanellën kuqezi në këtë kampionat ballkanik të pingpongut.

EkoHigjiena

Në këtë turne do të marrin pjesë Shqipëria, Kosova, Mali I Zi, Maqedonia, Bosnia Hercegovina, Serbia, Rumania, Greqia, Bullgaria dhe Turqia, ndërsa ekipi kuqezi do të përfaqësohet me 10 sportistë, 5 meshkuj dhe 5 femra. Sekretari I përgjithshëm I Unionit Ballkanin të Pingpongut, Milorad Trpkovski, pasi falenderoi partnerët shqiptarë për organizimin e këtij turneu, kujtoi se në vitin 2014 përkon me 3 festa jubilare.

Kam kënaqësinë t’ju informoj se ky kampionat feston 3 jubile. Ky është kampionati i 40 ballkanik I pinpongut, por që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Ndërsa Unioni Ballkanik i Pinpongut feston këtë vit 50 vjetorin e themelimit.

Federata Shqiptare e Pingpongut, pavarësisht konkurrencës së madhe që ekziston në këtë ballkaniadë të pinpongut, premtoi se sportistët Shqiptarë do të arrijnë rezultate të kënaqshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.