DYLON

Shqipëria në histori, në vendin e 22-të të FIFA-s

Avatar photo Redaksia

Dita e nesërme mund të jetë ditë historike për Shqipërinë. Për herë të parë kombëtarja jonë do të jetë në vendin e 22-të të renditjes së FIFA-s. Fitorja e fundit me Francën dhe pikët e fundit në tavolinë që morëm nga ndeshja me Serbinë, na fluturojnë kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi mes 22 skuadrave më të mira të Botës. 14 vende kapërcim nga pozicioni i 36-të në atë të 22-të pritet të bëjë nesër zyrtarisht kombëtarja shqiptare. Një histori më vete kjo, pasi brenda 2 muajve kuqezinjtë ngjisin 29 vende.

Por jo vetëm kaq, Shqipëria është skuadra që do të ngjitet më shumë në 50 vendet e para dhe jo vetëm. Shqipëria do të lërë pas për herë të parë në historinë e vet futbollistike Francën, Danimarkën, Ganën, USA, Rusinë dhe Suedinë dhe pas 14 vitesh e 7 muajsh do të dalë mbi Bosnjën.

EkoHigjiena

Vetëm një muaj më parë kishin thyer një tjetër barrierë në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë e Xhani De Biazit aktualisht janë në vendin e 36 në klasifikimin e muajit korrik. Ekipi shqiptar ka thyer kështu, rekordin e vet të 2013-ës. Ky është rezultati më i mirë që kombëtarja kuqezi ka arritur, në të gjitha kohërat dhe përbën një rekord historik për ekipin tonë përfaqësues./indeksonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.