DYLON

Shqipëria luan kundër Maltës më 5 mars

Avatar photo Redaksia

Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2014 më 5 mars në shtëpi. Pasi të ketë mësuar kundërshtarët e vet në fazën e grupeve kualifikuese për “Euro 2016”, skuadra e drejtuar nga trajneri De Biasi do të zhvillojë edhe testin e parë miqësor.

Gjithçka është zyrtarizuar një ditë më parë dhe do të zhvillohet në kuadër të datës së lirë të FIFA-s, raporton Panoramasport. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për De Biasin dhe kandidatët e mundshëm për të qenë pjesë e kombëtares shqiptare. Kundërshtari përballë kuqezinjve, ndonëse me koeficent më të dobët në renditjen botërore të FIFA-s, do të zbresë në Shqipëri me formacionin e vet më të mirë. Edhe kuqezinjtë, natyrisht, janë të interesuar që të luajnë me titullarët dhe të paraqesin vlerat e tyra më të mira, aq më tepër që luhet përpara sportdashësve të zjarrtë kuqezinj.

EkoHigjiena

Ndeshja e fundit me Maltën është luajtur në kuadrin e fushatës eliminatore në grupe të Botërorit 2010, teksa Shqipëria drejtohej nga holandezi Ari Han. Në “Qemal Stafa”, Shqipëria do të fitontoe asokohe (10.09.2008) me rezultatin 3-0, ku golat mbanin autorësinë e Bogdani 46’, K.Duro 84’ dhe Dallku 90’. Mes dy kombëtareve ka diferenca të konsiderueshme, ndaj ky kundërshtar i radhës për të besuarit e De Biazit mund të vlerësohet si i dorës së tretë. Këtë e dëshmon edhe renditja e fundit mujore e FIFA-s, ku Shqipëria mban vendin e 56-të me 571 pikë, ndërsa Malta në vendin e 130-të, me 198 pikë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.