DYLON

Shqipëria ia mbyll dyert Ballistit, vjen reagimi i tij

Avatar photo Redaksia

Ismail Morinës i vjen shumë keq që nuk do të jetë pjesë e ndeshjes Shqipëri – Serbi. Ismail Morina i njohur si Ballisti ka shprehur keqardhje për vendimin q ëka marrë Federata Shqiptare e Futbollit që ai të mos jetë i pranishëm në ndeshjen Shqipëri – Serbi.

Ai ka thënë se FSHF do të bënte më mirë që këtë vendim mos ta bënte publik, por pavarësisht kësaj ai i dëshiron suksese Kombëtares.

EkoHigjiena

“Unë nuk jam terrorist dhe nuk do të përleshesha me huliganët serbë në Elbasan Arena, prandaj më vjen shumë keq që jam ndaluar të jem i pranishëm në stadium për të parë ndeshjen 8 Tetorit”.

“Do të ishte më mirë që FSHF së bashku me Policinë të mbanin të fshehur këtë vendimin duke mos e bërë publike. Megjithatë unë i uroj suksese kombëtares përballë serbëve dhe kualifikim në Europian”, ka thënë Ballisti për Java News.
Edhe pse nuk e pranojë zyrtarisht, vendimi i FSHF duket se ka ardhur pas presionit të Serbisë, që njeriu që ngriti dronin, që solli më pas humbjen në CAS të mos jetë i pranishëm në stadium.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.