DYLON

Shqipëria e 57-ta

Avatar photo Redaksia

Renditja e muajit dhjetor e FIFA-s nuk ka sjellë ndryshime për kombëtaren e Shqipërisë. Kuqezinjtë e kanë mbyllur vitin 2013 në pozitën e 57 në renditjen e FIFA-s. Shqipëria në korrik arriti rekord në renditjen e FIFA-s, duke u renditur në pozitën e 37, por edhe pse tash ndodhet 20 vende më poshtë mund të ketë një arsye për t’u gëzuar.

Në fakt, Kombëtarja shqiptare e mbylli vitin 2012 në vendin e 63-të me 518 pikë, ndërsa këtë fundvit është 6 pozicione më lart, me 571 pikë të grumbulluara.

EkoHigjiena

Përndryshe, në renditjen e FIFA-s, Spanja si kampione e botës dhe Evropës është e para me rreth 200 pikë epërsi nga Gjermania e vendit të dytë. E treta është Argjentina  pastaj vije Kolumbia, Portugalia, Uruguai, Italia, Zvicra, Holanda e Brazili, duke bërë dhejtëshën e parë të kësaj radhitjeje të FIFA-s.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.