Shqipëria renditet në vendin e 48-të në ranglistën e publikuar nga UEFA sa i përket “Fair Play”, me 7.348 pikë prej 38 ndeshjesh të marra në konsideratë. Vlerësimi i bërë nga UEFA i përket ndeshjeve të periudhës 1 maj 2004 deri në 30 prill 2015 në të gjitha kompeticionet si për klubet ashtu dhe për ekipet kombëtare.
Holanda është ekipi më i mirë “Fair Play” me 8.151 pikë të marra nga 110 ndeshje të luajtura. Në vend të dytë është Anglia me 8.146 (160 ndeshje) dhe në të tretin Irlanda me 8.144 (66 ndeshje), shkruan sportal.al.