DYLON

Shqipëria do të angazhohet për afirmimin e statusit të shqiptarëve në Luginë

Avatar photo Redaksia

Një delegacion i Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD), i kryesuar nga lideri i saj Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, qëndroi për një vizitë punë në Shqipëri.
Fillimisht, vizita u realizua me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili për së afërmi u njoftua me problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Musliu gjatë takimit ka theksuar nevojën dhe presionin më të shtuar të shtetit shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar ndaj Beogradit, i cili sistematikisht po i diskriminon shqiptarët e pambrojtur në Luginë të Preshevës.
Jonuz Musliu

EkoHigjiena

Ai, gjithashtu, ka potencuar nevojën e një kujdesi më të madh të faktorit relevant shqiptar, në rrugën e realizimit të kërkesave të shqiptarëve për ta ndryshuar gjendjen e vështirë politike dhe ekonomike e cila aktualisht po mbretëron në Luginë.

“Për shkak diskriminimit të hapur, që ushtron regjimi i Beogradit ndaj popullsisë shumicë shqiptare në Luginë, çdo ditë e më shumë po zbrazen trojet etnike shqiptare të brezit kufitar me Kosovën, gjithashtu në heshtje po vërehet edhe një shpërngulje nga qendrat urbane”, thuhet në kumtesën e LPD-së, transmeton Titulli.

Në këtë drejtim, kryetari i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, Ilir Meta, u vu në dijeni për masat represive të Beogradit ndaj shqiptarëve të Luginës, duke u nisur nga pengimi i qarkullimit të lirë të qytetarëve për shkak forcave të shtuara të xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe, moskrijimin e kushteve për kthimin e të zhvendosurve dhe kompensimin e dëmeve të luftës, mosrespektimin e ligjit të amnistisë për ish pjesëtarët e UÇPMB-së, të cilat vazhdimisht ndiqen.

Meta u njoftua edhe për bastisjet e burgosjet, mosintergimin e shqiptarëve në organet shtetërore, mosrespektimi i dygjuhësisë dhe simboleve kombëtare (kohëve të fundit edhe iniciativa për ta zvogëluar pamjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar), shlyerja nga evidenca e shqiptarëve për ta zvogëluar numrin shumicë të shqiptarëve në favor të serbëve pakicë e kështu me radhë.

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, e siguroi kryetarin e LPD-së se Shqipëria e ndryshimeve demokratike, do të përkujdeset edhe më shumë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe do të angazhohet për avancimin dhe afirmimin e statusit politik të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.