Shqipëria dhe Kosova do të marrin pjesë edhe këtë vit në Edicionin e 10-të të Festivalit Ndërkombëtar Kulturor “Ballkan Trafik” në Bruksel të Belgjikës, që do të zhvillohet mes datave 14 – 17 prill. Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe në bashkëpunim me Ambasadën e saj në Bruksel, Shqipëria do të përfaqësohet në edicionin e 10 të Festivalit Ndërkombëtar Kulturor “Ballkan Trafik” me grupin e mirënjohur muzikor të përbërë nga solistja Vikena Kamenica me “Keli Band“ dhe grupin e njohur popullor “Ali Pasha“ . Ditën e parë të festivalit përveç këngëtareve prezantohet edhe filmi “Underground” i Emir Kusturicës. Në ditën e dytë në “Balkan Trafik” do të lexohen legjenda dhe tregime të vjetra shqiptare, ndërsa do të paraqitet edhe Grupi “Rinia”. Krejt në fund, ditën e tretë të festivalit do të shfaqet filmi “Shok”, bashkëpunimi mes Kosovës e Anglisë që sivjet u nominua në çmimet prestigjioze “The Oscars”. http://www.rtklive.com/?id=6&r=65970