DYLON

Shqipëria cakton miqësoret e marsit

Shqipëria cakton miqësoret e marsit
Avatar photo Elife Sherifi

Shqipëria i ka gjetur kundërshtarët e saj për muajin mars, atje ku do të zhvillohen përgatitjet për të parë grupin e lojtarëve dhe këto data janë të lira për të zhvilluar takime miqësore.

Deri tani kishim mësuar përballjen e kuqezinjëve ndaj Sllovenisë, e cila do të zhvillohet në datën 30 mars.

Por djemtë e drejtuar nga Reja do të kenë edhe një tjetër test, përpara se të mbërrijmë në përballjen e 30 marsit. Kështu, në 27 mars do të udhëtohet në transfertë për një përballje me San Marinon.

EkoHigjiena

Miqësorja është zyrtarizuar nga vetë Federata e vendit në fjalë, që pas Shqipërisë do të luajnë me Letoninë në 31 mars dhe kundër Italisë në 29 maj. Sipas të gjitha gjasave, do të ketë ftesë në Kombëtaren A edhe për Armando Brojën, që po vazhdon të shkëlqejë te Chelsea.

Gjithashtu për herë të parë do të shohim në fushë edhe Florian Kamberin, që këtë herë nuk e ndalon asnjë pengesë për të mbajtur fanellën e Shqipërisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.