DYLON

Shqipëria, 200 mijë euro Serbisë e Bosnjës, Luginës 50 mijë!

Avatar photo Redaksia

Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka miratuar ndihmën prej 200 mijë eurosh për Serbinë e Bosnje Hercegovinën, ndërsa Fondi i formuar për Luginën e Preshevës është harruar pas ndihmës prej 50 mijë eurosh të dhënë nga qeveria e Shqipërisë për maternitetin në Preshevë.

Qeveria miratoi dhënien e ndihmës financiare prej 200 mijë euro për Qeveritë e Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në maj 2014. Vendimi parashikon që secilës qeveri t’i akordohet 100 mijë euro.

EkoHigjiena

Në vendimin e Qeverisë përcaktohet se Ministrisë së Punëve të Jashtme, në programin buxhetor 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 200 000 (dyqind mijë) eurosh, shpenzime korrente, për t’u përdorur si ndihmë financiare për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e muajit maj 2014, në Bosnjë – Hercegovinë dhe Serbi.

Ky fond të përballohet nga fondi i kontingjencës, miratuar për vitin 2014.

Nga ana tjetër Qeveria shqiptare ndau vetëm 50 mijë euro për Luginën e Preshevës, sa ndau edhe Qeveria e Kosovës.

Edhe pse të dy qeveritë shqiptare paralajmëruan formimin e Fondit për Luginën, deri më sot përveç kësaj ndihme simbolike, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës nuk e kanë ndierë dorën e ndihmesës së vëllezërve të tyre, transmeton Titulli.

Vlen theksuar se ndihma prej 100 mijë eurosh e Shqipërisë dhe Kosovës edhe pse ka arrit në maternitetin e Preshevës, ai ende nuk është funksional.

http://titulli.com/index.php?m=post&s=4440

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.