Shqetësuese: Po e humbim luftën kundër dukurive që gradualisht po e shkatërrojnë rininë!

Shqetësuese: Po e humbim luftën kundër dukurive që gradualisht po e shkatërrojnë rininë!

Arta Haziri-Nuhiu, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shprehur shqetësimin e saj, për siç ka thënë, “që për fatin tonë të keq, po e humbim luftën kundër dukurive që gradualisht, por shumë sigurt po e shkatërrojnë rininë tonë. E keqja gjithmonë bëhet joshëse dhe interesante për moshat e reja, sidomos për ato nën 18 vjeç”.

Nuhiu thotë se përveç prezencës shqetësuese tê substancave narkotike tek të rinjtë, kemi rastisë të shohim edhe të rinj që përdorin Nargile (shisha), nëpër lokale të qytetit të Gjilanit.

Ajo vlerëson se nargile, apo siç njihet ndryshe si “Shisha”, është e rrezikshme për shëndetin e njeriut, aq më shumë për fëmijët nën 18 vjeç. Nargila prodhon nivele më të larta të monoksidit të karbonit sesa cigaret. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), disa minuta përdorim të Nargiles, është e barabartë me 100 cigare.

Nuhiu, këto shqetësime të saj i ka ngritur edhe në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ndërsa ka kërkuar nga Drejtoria e Inspekcionit që urgjentisht t’i identifikojë lokalet të cilat posedojnë Nargile (Shisha), të cilët përdorën nga të rinjtë nën 18 vjet, dhe të shikojë mundësinë e ndalimit të përdorimit të tyre apo edhe konfiskimin e tyre.

“Obligim yni është ta krijojmë një shoqëri të shëndosh, të aftë për t’u përballur me përgjegjësitë e së ardhmes, dhe assesi nuk guxojmë të lejojmë që para nesh të shkatërrohet rinia dhe ne të jemi spektatorë”, ka thënë Arta Haziri-Nuhiu, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e AAK-së.

KOMENTE