DYLON

Shpresojnë në rezultat pozitiv

Shpresojnë në rezultat pozitiv
Avatar photo Redaksia

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së kundër Sllovenisë. Kjo ndeshje luhet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Përzgjedhësja Afërdita Fazlija me asistentët e saj Veton Çitaku, Sanije Krasniqi e Besart Ismajli kanë punuar në aspektin psikologjik me ekipin, në mënyrë që motivi për këtë ndeshje të jetë në nivelin e duhur, njofton FFK.

Po ashtu, rëndësi e madhe iu ka kushtuar edhe rreshtimit të skuadrës, sidomos në repartin e mbrojtjes, duke pasur parasysh pësimin e lehtë të golave në ndeshjen e kaluar.

EkoHigjiena

Për ndeshjen kundër Sllovenisë do të mungojnë Besiana Reçica dhe Flaka Asllanaj, të cilat kanë obligime të provimeve shkollore në vendet ku jetojnë, derisa në kombëtare pritet të debutojë Edona Kastrati.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim prej orës 18:00. Do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK, derisa hyrja në stadium për të gjithë tifozët është falas.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.