DYLON

Shpresa Kurteshi Emini sërish në garë për të sjellë zë të fuqishëm të grave dhe familjeve të Gjilanit në Asamblenë Komunale

Shpresa Kurteshi Emini sërish në garë për të sjellë zë të fuqishëm të grave dhe familjeve të Gjilanit në Asamblenë Komunale
Avatar photo Redaksia

Shpresa Kurteshi Emini, është kandidate e LDK-së për Asamble Komunale. Ajo përsëri hyn në këtë garë për të sjellë zë të fuqishëm të grave dhe familjeve të Gjilanit në Asamblenë Komunale.

Ajo thotë se ndryshime e mira nuk ndodhin duke pritur, por për to duhet vepruar. Sipas saj, është prit mjaftë sepse janë katër vite pa rezultate të prekshme për qytetarët e komunës sonë.

EkoHigjiena

“Bashkë me kandidatin tonë për kryetar të komunës së Gjilanit, Arbër Ismajin, do të punojmë shumë fortë që ta ndryshojmë të ardhmen e qytetit tonë. Një jetë më e mirë ofrohet kur kemi një plan të detajuar për ta përmirësuar jetën, në arsim, në shëndetësi dhe në çdo fushë. Ne, jemi gati për ta bërë këtë”, thotë Shpresa Kurteshi Emini.

Nga ana e tij, kandidati për kryetar komune i LDK-së, Arbër Ismajli thotë se Shpresa Kurteshi-Emini, një zonjë e përkushtuar dhe me vlera të forta familjare e shoqërore, i hyn garës për të qenë zëri juaj përfaqësues në Kuvendin Komunal.

E njohur për aftësinë dhe gatishmërinë ndër vitesh që ka për qytetin tonë, Shpresa, ka përfaqësuar në mënyrë dinjitoze aspiratën e votuesve të saj dhe të qytetarëve drejt realizimit të interesave të tyre.

“Shpresa përsëri hyn në këtë garë për të sjellë zë të fuqishëm të grave dhe familjeve të Gjilanit në Asamblenë Komunale. Bashkë me Shpresën, ecim tutje drejtë fitores”, ka thënë Arbër Ismajli.  /2LONLINE/