DYLON

Shpresa Kurteshi Emini: LDK-ja ka ekipin për ndryshim të vërtetë për t’i dhënë qytetit stabilitet, zhvillim dhe shpresë

Shpresa Kurteshi Emini: LDK-ja ka ekipin për ndryshim të vërtetë për t’i dhënë qytetit stabilitet, zhvillim dhe shpresë
Avatar photo Redaksia

Shpresa Kurteshi Emini nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila dikur edhe drejtonte Kuvendin komunal të Gjilanit, synon sërish ulëse në këtë organ legjislativ edhe në zgjedhjet e 12 tetorit, duke konfirmuar se është në garë për mandatin e radhës dhe është e vendosur të vazhdojë angazhimin e saj politik dhe të shfrytëzojë gjithë përvojën dhe kapacitetet profesionale që ka për të mirën e qytetit tonë.

“Para së gjithash, dua t’ju shpreh mirënjohje të thellë për mbështetjen që më keni dhënë përgjatë më shumë se një dekade. Besimi juaj ka qenë dhe mbetet përgjegjësia ime më e madhe që çdo hap ta bëj me kujdes, e çdo detyrë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjilan, ta ushtroj me përgjegjësi dhe përkushtim të plotë”, ka thënë Shpresa Kurteshi Emini, në një adresim qytetarëve.

EkoHigjiena

Ajo tha se sot, Gjilani ka nevojë për ndryshim të vërtetë. “Ne jemi ekipa që synojmë ta rikthejmë fitoren dhe t’i japim qytetit stabilitet, zhvillim dhe shpresë”.

“Jam e bindur se këtë rrugëtim do ta vazhdojmë së bashku. Prandaj, ju ftoj të qëndroni krah nesh, për të jetësuar çdo objektiv që kemi përpara dhe për ta rikthyer Gjilanin aty ku e meriton të jetë. Gjilani meriton më të mirën, ne jemi gati për të vepruar”, ka thënë Shpresa Kurteshi Emini, kandidate e LDK-së për Kuvendi Komunal në zgjedhjet e 12 tetorit.  /2LONLINE/