• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Politikë
  3. Shpresa Kurteshi-Emini kërkon respektim të përfaqësimit gjinor në emërimin e anëtarëve të komiteteve
Politikë

Shpresa Kurteshi-Emini kërkon respektim të përfaqësimit gjinor në emërimin e anëtarëve të komiteteve

Redaksia 2LONLINE 27 Janar, 2022 3 minuta lexim
 Shpresa Kurteshi-Emini kërkon respektim të përfaqësimit gjinor në emërimin e anëtarëve të komiteteve

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e sotme, ka miratuar vendimin për themelimin e komiteteve dhe numrin e anëtarëve të Komiteteve obligative dhe Komiteteve të tjera. Kuvendi ka votuar për themelimin e 11 komiteteve dhe përbërjet e tyre. 

Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Komiteti për Komunitete, si trupa obligative, do t`i kenë 9 anëtarë, përkatësisht 7, derisa komitetet tjera, jo obligative, do t`i kenë nga 5 anëtarë.   

Ndërkohë që, Shpresa Kurteshi – Emini, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),  ka kërkuar që edhe legjislatura e tanishme e Kuvendit Komunal të Gjilanit të veprojë kujdesshëm në emërimin e anëtarëve në trupat ndihmëse të tij, ku përveç përfaqësimit politik e profesional, rëndësi të barabartë patjetër që ka dhe përfaqësimi gjinor, në secilin komitet pa përjashtim, transmeton Portali 2LONLINE.com.

“Duke qenë se në të kaluarën kemi dhënë një shembull jashtëzakonisht të mirë në kë drejtim, gjitha mundësitë dhe potencialet ekzistojnë brenda secilës parti politike besoj (që kanë gra të cilat mund të bartin përgjegjësi në politikat komunale) që të vazhdohet një praktikë e tillë”, ka thënë Kurteshi – Emini, që në mandatin e kaluar edhe ka kryesuar Kuvendin Komunal.

Ajo thotë tutje se për këtë, janë të obliguara të gjitha partitë kuvendare që të reflektojnë, jo sa për ta plotësuar një kërkesë që Ligji për Barazi Gjinore e kërkon, por për të vepruar drejt përballë të drejtës njerëzore që secilës gjini i takon!

“Gratë janë vlerë dhe janë në politikë të angazhuara për të dhënë kontribut drejt përmirësimit të jetës shoqërore, jo për të përmbushë kuota, por përtej politikës për të dhënë, gjë që është dëshmuar tash më”, ka thënë në fund kuvendarja e LDK-së, Shpresa Kurteshi Emini.   /2LONLINE/

Etiketat:aktuale Gjilan komitete kuvendi komunal përfaqësimit gjinor Shpresa Kurteshi-Emini
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Policia

Aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

20 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të

20 Maj, 2022
Gjilan

Në dy raste arrestohen persona për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të

20 Maj, 2022
Nacionale

Në KDS u mbajt ceremonia e betimit të 257 ushtarëve të rinj

20 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

20 Maj, 2022

Në dy raste arrestohen persona për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”

20 Maj, 2022

Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje me Caritasin zviceran për bashkëfinancim të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë”

20 Maj, 2022

Kreu i Vitisë pret në takim mysafirë dhe ansamble që po marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat”

20 Maj, 2022

Është realizuar me sukses Ushtrimi Fushor “Steel Bravo Lima1”

20 Maj, 2022

Kontigjenti i FSK-së pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Combined Resolve 22”

20 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com