/2L ONLINE/ – Drejtues nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, sot kanë pritur Kryetarin e Këshillit Lokal të fshatit Karaçevë e Ulët, të Kamenicës, Selver Lenjanin. Ky takim u realizua në vazhdën e festimit të “Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut rrugor”.
Banorët e fshatit Karaçevë e Ulët, përmes kryetarit të këshillit Lokal të fshatit të tyre, për Policinë e trafikut rrugor kanë ndarë një mirënjohje të veçantë për punën dhe përkushtimin që Policia e Kosovës, Njësitet e Trafikut Rajonal, bëjnë në parandalimin e aksidenteve me fatalitet dhe lëndime trupore.
Selver Lenjani përmes kësaj mirënjohje theksoi se shprehë falënderim të veçantë duke lavdëruar punën dhe përpjekjet e Policisë së Kosovës në përkushtimin e tyre që të kemi sa më pak aksidente ose të mos ketë fare.
Në takim është çmuar lartë edhe puna që bënë Zyra e Policisë së Kosovës e hapur në këtë fshat të brezit kufitar që pa dyshim është ndihmë e madhe në parandalimin e akteve kriminale. /2L ONLINE/