DYLON

Shprehi të shëndetshme, për shtatzëni të shëndetshme

Avatar photo Redaksia

Shprehitë e shëndetshme shëndetësore si ngrënia e frutave, ruajtja e peshës normale dhe shmangia e alkoolit gjatë shtatzënësisë, do të thotë se ju keni më shumë gjasa për të pasur nëntë muaj të shëndetshëm. Kërkuesit kanë analizuar më shumë se 5,600 gra dhe kanë ardhur në përfundim se shprehitë e shëndetshme u ndihmojnë femrave të kenë një shtatzëni të shëndetshme.

Përveç ngrënies së frutave, peshës normale dhe shmangies së alkoolit, faktorë të tjerë për të pasur shtatzëni të rëndësishme ishin edhe presioni i ulët i gjakut, pasja e një pune dhe mos-konsumimi i barnave.

EkoHigjiena

Studiuesit thonë se gratë nuk duhet të bëjnë zgjedhje të shëndetshme vetëm gjatë shtatzënisë, por edhe para saj dhe kjo duhet të mbetet edhe pas lindjes.

Gratë me shprehi të pashëndetshme kishin më shumë tendenca për komplikime gjatë shtatzënisë, si fetus me peshë të vogël, lindje të parakohshme, presion të lartë të gjakut dhe preeklampsi (një gjendje e shoqëruar me hipertension dhe proteinuri).

Faktori më i rëndësishëm për të pasur shtatzëni të shëndetshme ishte konsumimi i frutave, derisa faktori më i theksuar për komplikime ishte të qenit i mbipeshë, presioni i lartë i gjakut dhe keqpërdorimi i substancave, përfshirë konsumimin e alkoolit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.