DYLON

Shprehen falënderues për punët që I ka bë komuna

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/– Banorët e lagjes “Dheu i Bardhë” kanë shprehur falënderim për kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për rregullimin dhe eliminimin e problemit të lumit “Baja”, që nga kanalizimi fekal, ai atmorferik, duke e mbuluar me kubëza betoni, e cila tash po shfrytëzohet edhe si shëtitore, thuhet në njoftimin e Komunës.
.
Ismet Ramadani, i cili banon pran lumit “Baja” e kujton tmerrin që e ka përjetuar sa herë që ka pasur reshje shiu.

“Sa herë ka ra shi, krejt këto shtëpi janë mbushë me ujë. Ka pasë kundërmime të tmerrshme dhe thjesht kemi ba jetë shumë të randë”, u shpreh Ramadani, i cili tha se me rregullimin e këtij problemi është bërë zgjidhje jetësore për ta.

EkoHigjiena

“Falëmnerit kryetar Haziri që na e zgjidhët këtëproblem. Me këtë punë e keni shpëtu krejt këtë pjesë dhe keni ba zgjidhje jetësore. Tash po e shfrytëzojmë edhe për shëtitore edhe me për me ecë. Zoti ju shpërbleftë”, i ka thënë kryetarit Haziri baca Ismet Ramadani.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, së bashku me bashkëpunëtorët ka parësot nga afër përfundimin e punimeve të këtij lumi, ku kanë mbetur vetëm pak metra. Kreu i Komunës ka shprehur kënaqësinë që u ka bërë zgjidhje këtyre banorëve.

“Siç kam thënë, këtë problem do ta zgjidhim me prioritet dhe ja tash jemi në përfundim të tij. Është projekt shumë i mire, në interes shumë të madh të qytetarëve që jetojnë në këtë zonë. Kjo është një nga të arriturat e mëdha të katërshes që kam premtuar. Jam shumë i kënaqur qëveç e zgjidhëm këtë problem për këtë zonë”, u shpreh Haziri.

I pari i gjilanasve ka theksuar se tashmë Komuna po punon gjithandej territorit të Komunës për ta realizuar katërshen e madhe infrastruturore derisa, siç tha,”ta heqim lloçin dhe vadat”./2L ONLINE/