DYLON

Shpëtim apo shpronësim i Trepçës?!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Padyshim të gjithë qytetarët e vendit ju kanë gëzuar lajmit për miratimin e ligjit në kuvend, për shpëtimin e gjigantit metalurgjik nga falimentimi! Mirëpo mënyra e përshpejtuar e leximit të ligjit dhe e votimit në kuvend, përveq mangësive të shumta të shfaqura në shumicën e amandamenteve, përmes të cilave Trepça shndrrohet në “Shoqëri Aksionare” e jo në Pronë Publike, lenë hapsirë për të dyshuar për fatin dhe të ardhmen e saj, si në aspektin pronësor ashtu edhe zhvillimor të saj.

Sipas asaj që u miratua në kuvend, 80 % të aseteve të Trepçës kalojnë në pronësi të Qeverisë, ndërsa 20 %-shi famoz për punëtorët të rikujton fillimin e procesit të privatizimit të Trepçës, i cili do të realizohet hap pas hapi dhe pjesë pas pjese deri në likuidimin e plotë të saj.

EkoHigjiena

Ligji me shumë të panjohura, përveqse nuk e përcakton qartë menaxhimin e shumë aseteve të Trepçës si brenda ashtu edhe jashta Kosove, nuk dihet as kush do të jenë investitorët (pronarët faktik) të saj!

Me ligjin e përshpejtuar, jo vetëm që nuk është shpëtuar Trepça nga falimentimi siq trumbetojnë pushtetarët dhe një pjesë e opozitës,…përveqse është bërë vetëm një zgjidhje e përkohshme, është bërë një lloj i veqantë i kontrabandimit të kësaj ndërmarrje fitimprurëse për vendin.

Këtë që e themë e verteton mundësia e hapur e shitjes së aseteve të saj nga qeveria pa e pyetyr fare kuvendin.

Përjashtimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga pronësia dhe mospërcaktimi i statusit të Trepçës si Pronë Publike, pushtetarëve aktual dhe atyre pas tyre ua krijon mundësinë e përdorimit të Trepës si “plaçkë shteti” për përfitime personale.

Statusi “Pronë Publike” i Trepçës dhe kalimi i saj në pronësi të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do t’ua pamundësonte si pushtetarëve ashtu edhe të tjerëve të luajnë me fatin e pasurive të çmuara të saj.
Vet fakti, pse Trepça nuk u shndrru në Pronë Publike dhe fakti tjetër se asetët kryesore të saj ndodhën në pjesën veriore të kontrolluar nga serbët lokal dhe qeveria e Beogradit, e komplikon akoma më tepër fatin e gjigantit metalurgjik “TREPÇA”.

Ajo çfarë ndodhi në seancën e së premtes së kaluar është vetëm një (vet)mashtrim. Këtë fakt e dijnë mirë pushtetarët dhe një pjesë e deputetëve që e kanë votuar, përderisa gjysma tjetër janë manipuluar për qëllime të interesave të ngushta të liderëve partiak.

Trepça nuk ka si shpëtohet dot përmes një ligji formal në parlament, pa e pasur fuqinë ekzekutive dhe as të implementimit të vendimeve që kanë të bëjnë me veriun e vendit në njërën anë, si dhe as fuqinë financiare të shpëtimit të saj nga falimentimi!

Puna e ligjit për Trepçën, i miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është sikurse “Recepti” i mjekut,…po munguan paratë për blerjen e ilaqëve, recepti i mjekut nuk e shpëton dot pacientin nga vdekja.
Përkundër të “arriturave” të pushtetarëve për të mbajtur Trepçën nën kontroll përmes një ligji formal,…ekziston rreziku (mundësia reale) që serbët ta fusin Trepçën në dialogun e Brukselit, gjë e cila do të përmbyste të gjitha “përpjekjet” e pushtetarëve të korruptuar dhe jo vetëm kaq, pakica serbe (2-3 % e popullatës) do të tentoj të bëhet hisedare në pasuritë e Kosovës, ashtu sikurse u bënë hisedarë në sovranitetin e shtetit duke vënë nën menaxhim të plotë rreth 25 % të territorit të vendit tonë.

Duke e njohur morbiditetin (plogështinë) e kësaj qeverie dhe të grupit negociator në Bruksel, të cilët me një të “ngrehur veshi” nga Brukseli apo Washingtoni,….lehtësisht e bëjnë Trepçën pjesë të pazareve politike në dialogun e Brukselit, me çka agonia e Trepçës mund të zgjasë edhe për shumë vite të tjera, derisa serbët të arrijnë cakun e dëshiruar në raport me Kosovën dhe sovranitetin e saj. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.