DYLON

Shpërndarja e miellit në Kamenicë do të bëhet në përkujdesje të Policisë

Shpërndarja e miellit në Kamenicë do të bëhet në përkujdesje të Policisë
Avatar photo Redaksia

Shtabi Emergjent Komunal, gjatë ditës së sotme ka biseduar me të gjitha marketet që bëjnë shitjen e miellit në territorin e Komunës së Kamenicës, në mënyrë që të evitohen mbledhjet dhe tollovitë e qytetarëve gjatë blerjes së miellit.

Gjatë furnizimit me miell, shumë qytetarë nuk e kanë respektuar distancën nga njëri tjetri të caktuar nga institucionet shëndetësore.

Andaj, që nga sot në Komunën e Kamenicës shpërndarja e miellit do të bëhet nën përkujdesjen e policisë.

EkoHigjiena

Ekipa policore sot ishte në fshatin Koretin, ku u siguruan që i gjithë procesi i shpërndarjes së miellit është duke u bërë sipas masave mbrojtëse të përcaktuara nga Qeveria.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.