DYLON

Shpërndajnë për fëmijë shirita vezullues të sigurisë në trafik

Shpërndajnë për fëmijë shirita vezullues të sigurisë në trafik
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës respektivisht Divizioni i Policimit në Bashkësi dhe Parandalim në bashkëpunim me Ekipi për Mbështetje Civile Ushtarake të Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe zyrtarë policorë të komunitetit nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë-Veri në një nismë të përbashkët kanë shpërndarë shirita vezullues të sigurisë në trafik për fëmijët e këtij rajoni.

Qëllimi i këtij partneriteti ka qenë të rris sigurinë dhe bashkëjetesën në mes komunitetit dhe autoriteteve ligj-zbatuese. Shiritat vezulluese janë shpërndarë në dy shkolla të ndryshme ku fëmijët e komunitetit mund të gëzojnë lojërat e tyre duke pasur një ndjenjë të shtuar sigurie.

EkoHigjiena

Divizioni i Policimit në Bashkësi dhe Parandalim dhe Ekipi për Mbështetje Civile Ushtarake e Ambasadës Amerikane janë të përkushtuar për të krijuar një mjedis pozitiv për fëmijët dhe të tjerët , duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin dhe forcimin e lidhjeve mes komunitetit dhe Policisë së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.