DYLON

Shpërndahet mishi i kurbanit për 200 familje në nevojë

Shpërndahet mishi i kurbanit për 200 familje në nevojë
Avatar photo Redaksia

Sot, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, përmes Shoqatës Humanitare Bereqeti – Dega në Gjilan, realizoi shpërndarjen e mishit të kurbanit për 200 familje në nevojë.

Ky aktivitet humanitar u organizua me qëllim që gëzimi dhe begatia e festës të arrijnë edhe te familjet me kushte më të vështira ekonomike, duke promovuar vlerat e solidaritetit, bamirësisë dhe kujdesit ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë.

EkoHigjiena

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shpreh mirënjohje për të gjithë kontribuuesit dhe donatorët, lutur që Allahu t’i shpërblejë me të mira, t’ua pranojë ibadetet dhe t’i begatojë me shëndet, mirësi e bereqet, thuhet në njoftimin e KBI-së së Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.