Sot u bë shpërndarja e pakove ushqimore për rastet në nevojë, të cilët janë pjesë e listës së përfituesve të asistencës sociale, njoftojnë nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan.
Përndryshe, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, falënderoi donatorët e organizatës Islamic Relief për këtë donacion, duke shprehur mirënjohje kundrejt këtij akti bamirës.
Ndërsa, Albulena Gashi Hajrullahu, përfaqësuese e Islamic Relief, tha që 40 pako të tjera do të dhurohen sot edhe në fshatin Zhegër, për kategoritë në nevojë e fëmijët jetimë. /2LONLINE/