DYLON

Shpërndahen pako ushqimore dhe miell për familjet në nevojë

Shpërndahen pako ushqimore dhe miell për familjet në nevojë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Komunën e Gjilanit në bashkëpunim me Shërbimin e Asistencës Sociale pranë Qendrës për Punë Sociale, ka realizuar shpërndarjen e 150 pakove ushqimore dhe 150 thasëve me miell për familjet në nevojë.

Mimoza Kadriu Qerimi, drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS) të Komunës së Gjilanit, ka bërë me dije  se ky donacion është siguruar nga organizata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, e cila vazhdimisht kontribuon në mbështetjen e familjeve me kushte të vështira ekonomike dhe sociale.

EkoHigjiena

Ajo theksoi se Komuna shpreh mirënjohje të veçantë për “Jetimat e Ballkanit” për këtë donacion të çmuar dhe për gatishmërinë e vazhdueshme për të qenë pranë familjeve në nevojë.

“Falënderojmë gjithashtu të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti humanitar, sepse humanizmi nuk matet vetëm me atë që japim, por edhe me kujdesin që tregojmë për njëri-tjetrin”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së, Mimoza Kadriu Qerimi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.