Veteranët e luftës së fundit në Luginë të Preshevës kujtuan sot përballjen e parë me forcat e ushtrisë, policisë së Serbisë 17 vite më parë në fshatin malësor të Bujanocit. Eprorët e kësaj lufte, derisa u takuan me ish ushtarë e bashkëluftëtarë ndanë edhe mirënjohje për statusin e veteranit të luftës së UÇPMB-së.
“26 janari i vitit 2000 në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit, sa ishte ditë kobëzie aq edhe doli të jetë ditë krenarie dhe lavdie, meqë forcat serbe të stacionuara në Luginë po atë ditë kur vranë vëllerzërit Saqipi, popullatës së atyshme u dolën në ndihmë pushkët e Shefket Hasanit, Vehbi Hajdarit e Arsim Zahirit. Aty rilindi historia e re e një lufte të rinisur mes shqiptarëve dhe serbëve, që këta të fundit ende të etur për gjak po trazonin ato treva”, – kështu e nisë tregimin njëri nga ish eprorët e shtabit të përgjithshëm të UÇPMB-së, Sami Azemi – Haxhia…
Ish shefi politik iUÇPMB-së, Junuz Muslu, tha se kushtrimi I lëshuar në atë zonë mblodhi djemtë më të devotshëm të kombit anembanë trojeve shqiptare, për të luftuar të keqen e për të sjellë lirinë.
“Jeni ju ata të cilët jeni më meritorët për luftën Çlirimtare në Kosovën Lindore, prandaj edhe më besoni se e kam më të vështirë kur flas me ju. Sepse, sikurse ju edhe unë nuk jam I kënaqur me gjendjen që mbizotëron atje, sikurse edhe me në të gjithë sferën shqiptare. Megjithatë, jemi në hapat e fundit kur shqiptarët po ngjiten drejt qëllimit të vet, drejt sukseseve dhe ky është viti kur ne duhet do të ngadhënjejmë në realizimin e qëllimeve tona. Ne duam që qëllimet tona t’i arrijmë me mjete paqësore, por nëse Beogradi rrite represionin dhe dëshiron luftë, ne nuk do të ikim nga trojet tona dhe do të luftojmë sërish”, theksoi Musliu…
Për më tepër: Titulli.com