DYLON

Shpërndahen mbi 150 pako ushqimore për familjet në nevojë

Shpërndahen mbi 150 pako ushqimore për familjet në nevojë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit së bashku me organizatën Islamic Relief Kosova kanë shpërndarë sot mbi 150 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemaili, ka falënderuar përfaqësuesit e organizatës për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve të Gjilanit, që ka ndikuar në zbutjen e gjendjes së rëndë sociale.

Kurse Albulena Gashi, menaxhere e projekteve në Islamic Relief Kosova, me projektin “Ti ndihmojmë qytetarët e Republikës së Kosovës” janë duke e implementuar këtë formë të mbështetjes në nivel vendi me qëllimin që në muajn e ramazanit të jenë pranë familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.