DYLON

Shpërndahen materiale dhe mjete didaktike në shkollat e Kamenicës

Shpërndahen materiale dhe mjete didaktike në shkollat e Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin e Arsimit, Afrim Dervishi dhe zyrtarë nga kjo drejtori, kanë shpërndarë artikuj të ndryshëm dhe material e mjete didaktike për të gjitha shkollat e Kamenicës.

I pari i komunës ka thënë se ky është një investim i drejtpërdrejt për cilësinë në arsim për të ardhmen e fëmijëve.

EkoHigjiena

“Për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor në komunën tonë. Në vlerë prej 11,890.90 €, këtë vit kemi shpërndarë 23 artikuj të ndryshëm me gjithsej 8,714 materiale dhe mjete didaktike për të gjitha shkollat e komunës sonë”, ka thënë Rahimaj.

Sipas tij, ky është një investim i drejtpërdrejtë në arsim, cilësi dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

“Ne besojmë fuqishëm se mësimdhënia merr kuptim vetëm kur mësimdhënësit tanë kanë mjetet e duhura dhe nxënësit kanë mundësinë të mësojnë në mënyrë kreative e moderne”, ka thënë i pari i Kamenicës.

Rahimaj tha se nga ngjyrat akrilike, hamerat me dimensione të ndryshme, letra të formateve të ndryshme, pëlhurat, trupat gjeometrikë, deri te topat e futbollit, basketbollit, volejbollit, kronometra e shumë elemente të tjera – çdo shkollë e komunës është furnizuar me atë që ka më shumë nevojë.

“Së bashku me drejtorin Afrim, ishim aty për të parë nga afër ndarjen e materialeve dhe për të siguruar se çdo mësimdhënës e çdo nxënës do të ketë mbështetjen e duhur në këtë fillim viti shkollor. Cilësia në arsim është prioriteti ynë. Që të gjitha shkollat dhe të gjithë nxënësit të avancojnë drejt sukseseve”, ka thënë Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.