DYLON

Shpërndahen edhe 56 pako Baby Box

Shpërndahen edhe 56 pako Baby Box
Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me nënkryetaren Arta Bajralija dhe Drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besart Kryeziu, kanë bërë shpërndarjen e 56 pakove të radhës në kuadër të programit Baby Box.

Me këtë rast, Kryetari Rahimaj ka uruar prindërit për fëmijët e tyre, duke theksuar se mbështetja e familjeve dhe krijimi i kushteve sa më të mira për mirëqenien e fëmijëve mbeten ndër prioritetet e Komunës së Kamenicës.

EkoHigjiena

“Ardhja në jetë e çdo fëmije është një gëzim i veçantë për familjen dhe për gjithë shoqërinë. Përmes programit Baby Box, synojmë t’i mbështesim prindërit në ditët e para pas lindjes së foshnjave dhe t’ua lehtësojmë këtë periudhë të rëndësishme. Pakoja ‘Baby Box’, me vlerë mbi 300 euro, përmban produkte të nevojshme për foshnjat dhe nënat, ndërsa një nga risitë e saj është edhe kamera për monitorimin e bebes. Do të vazhdojmë të investojmë në iniciativa që kontribuojnë në mirëqenien e familjeve dhe në krijimin e një mjedisi sa më të mirë për fëmijët tanë”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Me shpërndarjen e këtyre 56 pakove numri i përgjithshëm i pakove Baby Box të shpërndara deri më tani në Komunën e Kamenicës ka arritur në 264 pako. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.