DYLON

Shpërndahen edhe 15 tablet për nxënësit me nevoja të veçanta në “Abaz Ajeti” dhe “Nazmi Hoxha”

Shpërndahen edhe 15 tablet për nxënësit me nevoja të veçanta në “Abaz Ajeti” dhe “Nazmi Hoxha”
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka shpërndarë sot 15 tablet për nxënësit me nevoja të veçanta të shkollave fillore, “Abaz Ajeti” dhe “Nazmi Hoxha”, të cilët janë donacion i Lazim Destanit dhe kompanisë Ekolog.

“Pajisja me tablet në kohë pandemie është shumë e rëndësishme për këta nxënës në mënyrë që edhe kjo kategori e nxënësve ta përcjellë mësimin online. Bashkë me kryetarin e Komunës z. Haziri jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë për ta përfshirë edhe pjesën tjetër të nxënësve në mënyrë që të kenë mundësi për t’u përgatitur për testin e arritshmërië dhe testin e maturës”, ka thënë drejtori i Arsimit, Nazim Gagica.

Një fjalë falënderimi për mbështetjen e pati edhe drejtori i shkollës fillore “Abaz Ajeti”, Arsim Bejtullahu.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.