Shpërndahen broshura “si të sillemi në raste të emergjencave”

Gjilan – (2LONLINE) – Drejtoria Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) ,në kuadër të aktiviteteve të saja për preventivë rreth Fatkeqësive natyrore dhe Fatkeqësive tjera  në bashkëpunim të ngushtë me Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave,me U.N.D.P dhe me Kryqin e Kuq,ka bërë shpërndarjen e katër lloje të Broshurave se si të sillemi në raste të Emergjencave të ndryshme,ku programi është quajtur Programi I Menaxhimit të Fatkeqësive

Blerton Ajeti, drejtori  DMSH-së ka bërë të ditur se broshura e parë ka të bëjë me Planin Familjar për Fatkeqësi, ku janë të paraparë pesë5 hapa drejtë sigurisë në mënyrë profesionale dhe të detajuara. Broshura e dytë ka të bëjë rreth asaj se sa jemi të përgatitur për Tërmetet, e detajuar si broshurë për mbrojtje nga Tërmetet, Broshura e tretë lidhet me temën se sa jemi të përgatitur rreth vërshimeve,si mundë ta zvogëlojmë rrezikun nga vërshimet. Broshura e katërt ka të bëjë se si të zvogëlohen rreziqet nga zjarret ,përmban detale të rëndësishme dhe të gjithë numrat kujdestar se ku duhet adresuar emergjenca.

“Lusim qytetarët e komunës së Gjilanit që të shërbehen me këto Broshura të punuara në mënyrë profesionale në të gjitha aspektet dhe I ftojmë që të njëjtat ti lexon kujdesshëm që të jemi të përgaditur si Qytetar rreth Fatkeqësive Natyrore, krejt më qëllim që dëmet në ekonomit tona Publike dhe ato Familjare të jenë sa më të vogla”, ka thënë Ajeti.

Ai ka falënderuar Kryqin e Kuq, në Gjilan për bashkëpunim dhe shpërndarje të broshurave. /2lonline/

KOMENTE