DYLON

Shpërndahen 74 motokultivatorë për fermerët përfitues

Shpërndahen 74 motokultivatorë për fermerët përfitues
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kamenicë ka bërë shpërndarjen e 74 motokultivatorëve për fermerët përfitues.

I pranishëm ishte edhe kryetari  i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj i cili së bashku me drejtorin Shpend Morina uruan fermerët përfitues.

EkoHigjiena

I pari i komunës ka thënë se janë duke u munduar që të lehtësojnë punën e fermerëve duke shpërndarë mjete të tilla.

Edhe drejtori Morina theksoi se fermerët e sektoreve kryesisht Perimtari dhe Pemtari tani do ta kenë më të lehtë t’i kultivojnë këto kultura.

Ndryshe këta fermerë përfitues ku një ndër ta është edhe nga komuniteti serb, kanë përfituar këto mjete nga marrëveshja ndërmjet Komunës së Kamenicës në bashkëpunim me shoqatën ‘Islamic Releif Kosova’, marrëveshje kjo e cila ka vlerën 128.804,35 Euro. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.