DYLON

Shpërndahen 400 pako ushqimore për familjet në nevojë

Shpërndahen 400 pako ushqimore për familjet në nevojë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Organizatën “Qëndresa Kosovare”, “Jetimat e Ballkanit”, dhe “Qatar Charity” kanë shpërndarë 400 pako ushqimore për familjet në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

Në shenjë solidariteti për këto familje, organizata “Qatar Charity” ka dhuruar 300 pako ushqimore, “Qëndresa Kosovare” 50 pako dhe “Jetimat e Ballkanit” 50 pako.

Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati falënderoi jashtëzakonisht shumë organizatat për kontributin e tyre.

EkoHigjiena

“Është e dhimbshme që edhe 20 vite pas luftës ka familje që përballen me vështirësi financiare por po mundohemi që sado pak t’ua bëjmë më të lehtë”, tha ai.

Keto pako u shpërndanë në koordinim me Qendrën për Punë Sociale( QPS), në kuadër të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.